Amrabat kërkohet nga Al-Ahli, Loris ofertë nga Inter

Al-Ahli kërkon me ngulm marokenin shkatërrues te ‘vjollcëve’, 26 vjeçari thotë; ‘Europë’

Al-Ahli ka qenë duke u përpjekur shumë ditët e fundit për të nënshkruar me Sofyan Amrabat nga Fiorentina.

Ka pasur disa takime me vëllain e tij, Nordin Amarabt, i përfshirë në marrëveshje. Prioriteti i Sofyanit mbetet qëndrimi në Europë dhe ai tashmë ka një marrëveshje me Atletiko Madrid.

Andre Onana, portieri kamerunas i Interit është pranë marrëveshjes me Mançseter Junajtid. Akti përfundimtar pritet të vijë fundjavën që vjen ndërsa ‘Djajtë’ e duan në “bord” gjatë nisjes së fazës përgatitore.

Interi do t’i bëjë një ofertë kontrate Hugo Loris për të zëvendësuar Andre Onanën, i cili me gjasë do të transferohet te Mançester Junajtid. Francezi 36 vjeçar është i hapur ndaj idesë dhe po sheh opsionet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!