Ndreca te Egnatia, Taipi i kuq, Laçi afron një brazilian

Egnatia ka prezantuar goditjen e radhës për këtë merkato duke firmosur me lojtarin që sapo përfundoi rrugëtimin e tij te Kukësi. Bëhet fjalë për Edison Ndrecën i cili për dy vitet ardhshme do të veshë fanellën e rrogozhinasve.

29-vjeçari është prezantuar sot nga presidenti Demrozi dhe i është bashkuar menjëherë ekipit në seancat përgatitore për ndeshjet e Europës.

Ndreca është aktivizuar më parë me skuadra si Laçi, Besëlidhja, Teuta, Kastrioti, Bylis e së fundmi Kukësi. Tashmë ai do të jetë gati për një aventurë të re tek Egnatia.

Pas largimit nga Kukësi, Gjelbrim Taipi vishet zyrtarisht i kuq. Mesfushori është lojtari më i ri që i bashkohet ekipit kampion të Shqipërisë për vitin e ardhshëm me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Kryeqytetasit kanë bërë sot prezantimin e 30-vjeçarit që do të nisë një aventurë tërësisht të re me demat pas eksperiencave me disa ekipe gjermane dhe së fundmi me verilindorët e Kukësit.

Ky është afrimi i pestë i Partizanit në këtë merkato pas Qirkos, Grezdës, Mehmetit dhe Kekos me skuadrën e kuqe që nuk ka humbur kohë me përgatitjet e Champions League.

Laçi afron futbollistin Luis Paolo Silva Zhuinior. Futbollisti kaloi me sukses testet mjekësore, teksa menjëherë nisi stërvitjen me bardhezinjtë e teknikut Nica.

Luis Paolo Silva Zhuinior, sezonin e fundit ishte pjesë e Tërbunit të Pukës në Kategorinë të Parë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!