Bajern ofertë e re për Kejn, PSG piketon Kolo Muani-n

Bajern Mynih përgatiti ofertën e re prej 80 milon euro+ bonuse për Herri Kejn, teksa emri i sulmuesit të Totenhem vijon të lakohet dhe në Paris.

E ndërsa te PSG përmendet emri i tij por dhe i Viktor Osimhen, së fundi prioritet ka marrë sulmuesi Kolo Muani, i cili shpërtheu këtë sezon në Bundesligë me ngjyrat e Frankfurtit.

Në fakt, që nga largimi i Edinson Kavanit, PSG nuk ka gjetur një top-sulmues të vërtetë.

Me largimin e Lionel Mesit, por me gjasë dhe të Nejmar e Mbape, momenti duket i përsosur për të gjetur më në fund numrin 9 dhe zgjidhja mund të vijë nga Bundesliga./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!