Spanja kalon Zvicrën, në gjysmëfinale edhe Izraeli

Euro 2023, Under 21 në Gjeorgji dhe Rumani. Njihen gjysmëfinalistet e para.

Izraeli U21 u bë gjysmëfinalisti i parë i Under 21. Në çerekfinale skuadra izrealite kaloi me penallti vendasit e Gjeorgjisë 3-4.

Në Tbilis, në prani të afro 45 mijë tifozëve, koha e rregullt dhe shtesa nuk prodhuan gol. Kjo ishte dhe ndeshja e parë që UEFA përdori sistemin VAR në këtë turne.

Ndërkohë në mbrëmje Spanja kaloi me mjaft vështirësi Zvicrën me tre shqiptarë në fushë. Pas pjesës së parë 0-0, spanjollët kaluan përpara teksa luhej minuta e 68′. Në minutën e 91′ Zvicra barazoi me Amdumi duke e dërguar sfidën në shtesë.

Aty sërish iberikët gjetën një gol me Mirandën (103′) duke u bërë gjysmifinalistja e dytë e Under 21 që po zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani. Të dyja këto skuadra paralelisht kanë siguruar një biletë dhe për ‘Lojrat Olimpike Paris 2024’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!