Muçi dhe Xhixha ndeshën mes tyre, fitoi…Legia

Legia e Varshavës fitoi 2-0 me Karabakun (kampion i Azerbajxhanit) në një test miqësor të luajtur këtë pasdite në Austri.

Pjesa e parë nisi më mirë për polakët dhe pas një rasti të pastër në 18′ erdhi kundërpërgjigja azere me Xhixhën që në dy momente iu afrua golit. Sikundër dhe shoku i tij i skuadrës Zoubir.

Golat për ekipin e Muçit, të dy në pjesën e dytë. Ata u shënuan nga Rosołek (74′, i asistuar nga Gual) dhe lojtari i ri Elitim në të 80′-ën.

Ndërkohë që nga 26 qershori Liega po përgatitet në Austri. Tre ditë më parë kryeqytetasit fituan 5:0 ndaj FC Botoshanit duke dëshmuar se janë në shëndet të mirë sportiv.

Sakaq në fushë që nga minuta e parë dy ish futbollistët bardheblu Ernest Muçi për Legian dhe Redon Xhixha për Karabakun./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!