Gjenerale në Kukës, Partizani pret Ballkanin

Partizani i kthyer nga Pogradeci sot do të marrë rrugën drejt Kukësit. Në impiantin e qytetit verilindot skuadra e Zoran Zekiç do të luajë miqësoren e radhës ndaj Ballkanit të Superligës së Kosovës.

Takimi është parashikuar të nisë në orën 19:00 ndërsa kjo përballje duket se do ti sherbejë të dyja kampionëve të vendeve përkatëse si gjenerale para se ato të nisin aventurën europiane në turin e parë të Champions.

Partizani e ka gati grupin dhe ndaj BATE Borisov në 11 korrik skuadra pritet të jetë në optimale. Pavarësisht se ndonjë risk i ardhur nga problemet funksionale me lojtar të caktuar (Matondo, Mehmeti) apo dëmtime, sërish optimizmi mbetet i lartë. Për Ballkanin e Dajës situata më e qetë por rivali bullgar Ludogorets konsiderohet shumë i vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!