Bordi refuzon ankimimin, klubi francez: “Viktimë kolaterale”

Në emër të të gjithë bashkëlojtarëve dhe klubit, mesfushori i Annecy Ahmed Kashi i kishte shkruar një letër të hapur gjithë instancave sportive në Francë duke shprehur shqetësimin e thellë për padrejtësinë që mund të pësojë FC Annecy si pasojë e ndeshjes së ndërprerë mes Bordosë dhe Rodez për javën e fundit të Ligue 2 (2 qershor 2023).

Ndërkohë sot ka ardhur vendimi negativ i Bordit drejtues i ligës franceze të futbollit i cili u mblodh për të diskutuar ankesën e Annecy. Klubi ra në kategorinë e tretë për shkak të dhënjës së tri pikëve të asaj ndeshje të ndërprerë në tavolinë skuadrës së Rodez (0-3).

Annecy e konsideron veten “viktimë kolaterale” të këtij vendimi dhe kërkoi që Liga 2023/24 të kishte 21 ekipe, por LFP e refuzoi këtë kërkesë.

Për t’u kujtuar se gjatë sfidës Bordo- Rodez një tifoz i dehur vendas hyri në fushë dhe shtyu apo goditi lojtarin kundërshtar që shënoi gol. Bordo kërkonte ngjitjen në Ligue 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!