Enrike trajneri i ri i PSG, prezantimi peng i…Galtier

Marrëveshja mes Paris Saint-Germain dhe Luis Enrikes është definuar praktikisht. Spanjolli do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, me opsion dhe për një vit tjetër.

Le Parisien tregon të mërkurën si datë për njoftimin e mundshëm zyrtar, por ekziston mundësia që ish-trajneri i Kombëtares ‘La Roja’ duhet të durojë edhe pak.

Me gjasë, klubi i Al Kelaifit ka diçka për të zbardhur me kontratën e Galtier në ikje. PSG ende nuk e ka zyrtarizuar largimin e ish trajnerit të Nisë duke prodhuar efektin domino./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!