Histori e njëjtë, Mbape takim nesër me drejtuesit

Ndërsa PSG përpiqet të fokusohet në merkaton e transferimeve dhe ardhjen e afërt të Lukas Hernandez, telenovela Kilian Mbape vazhdon të zërë hapësirë në çdo kohë.

Në fakt është planifikuar një takim nesër mes përfaqësuesëve të sulmuesit francez dhe drejtuesëve të klubit të kryeqytetit.

Është një telenovelë që rinis çdo verë dhe për momentin, rezultati është gjithmonë i njëjtë. Dy javë më parë, Mbape i bëri presion PSG-së duke i njoftuar drejtuesit e saj se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën. Real Madridi është te dera, megjithëse Mbape ka thënë se dëshiron të qëndrojë te PSG deri në vitin 2024.

“Unë kam vendosur të luaj vetëm për PSG vitin e ardhshëm, kjo është ajo që them. Ka shumë gjëra që ndodhin brenda një viti, aq më tepër në një klub si PSG-ja”, tha së fundi sulmuesi i PSG-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!