Mbape zbuloi gënjeshtrën e kontratës, tifozët të acaruar

Çfarë kaosi rreth Kilian Mbapesë. Që nga momenti që sulmuesi francez i komunikoi PSG-së se nuk kishte ndërmend të ushtronte opsionin për të vazhduar kontratën e tij nga 2024 në 2025, një ‘Kuti Pandore’ u hap.

Real Madrid, Premier League dhe kushdo që dëshiron mund të përpiqet të sulmojë një nga lojtarët më të fortë në botë. Një shaka e hidhur për tifozët e Paris Saint-Germain që në 21 maj 2022 kur Mbape rinovoi me parisienët, fillimisht u tha se sulmuesi ka firmosur “deri në 2025”.

Pas letërs së vetë futbollistit drejtuar klubit të PSG-së , ata ndihen të zhgënjyer me drejtuesit pasi në realitet Mbape kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare, me opsion deri në vitin 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!