‘Euro 2023’, U21/Brutale, Italisë i mohohet një gol i rregullt

UEFA dështon me kampionatin U21 të këtij europiani ‘Euro 2023’ që po zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani.

Mbrëmjen e sotme ndërsa zhvillohej ndeshja Francë-Itali (2-1), një gol i anulluar në fund për Axurrët e vegjël, ka katranosur gjithçka.

Bëhët fjalë për një gol të rregullt të Italisë shënuar nga Belanova çka do fiksonte 2-2 por që me mungesën e teknollogjisë në këtë event aq të madh të UEFA-s, nuk u njoh.

Ndërkohë sot përpos këtij takimi të orës 20:45 u lujtën dhe tri sfida të tjera në Grupet C dhe D në 18:00.

Zhgënimi i madh i ditës ishte barazimi i Gjermanisë me Izraelin 1-1 me gjermanët që luajtën një pjesë loje me një futbollist më shumë (karton i kuq për Kartsev 45′ Izrael). Pancerat edhe pse nuk treguan asgjë në interpretim, humbën dhe dy penallti ‘bujare’.

Fiton Anglia ndaj Çekisë 0-2 dhe Zvicëra ndaj Norvegjisë 1-2. Në këtë sfidë goli i fitores së helvetëve u shënua nga numri 10-të shqiptari Kastriot Imeri./Sportiim.al/

Under 21, Euro 2023:

Grupi C:

Gjermani- Izrael 1-1

Republika Çeke- Angli 0-2

Grupi D:

Norvegji- Zvicër 1-2

Francë- Itali 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!