Taulant Stërmasi zgjidhet President i Atletikes

  • Asambleja e Jashtëzakonshme Zgjedhore e Atletikës u karakterizua nga modeli më transparent i mundur. 


Sot në parkun Olimpik në Tiranë, Federata Shqiptare e Atletikës ka zhvilluar Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore.

Në garë për të marrë drejtimin e FSHA-së ishin Artan Shytaj, Ferdinand Canaj, Mirton Lika dhe Taulant Stërmasi. Me Mirton Lika të tërhequr, gara u zhvillua mes tre kandidatëve të tjerë.

Pas raundit të parë Stërmasi mori 8 vota, Canaj 6 dhe Shyti 3, duke berë që të votimi të shkonte në balotazh. Me rregullorën e FSHA teksa fituesi duhej të merrte 2/3 e votave, në raundin e dytë shkuan Stërmasi dhe Canaj.

Në fund, Taulant Stërmasi ia doli të marrë 10 vota ndaj 7-të të Canajt duke u shpallur fitues. Në mbyllje Canaj uroi Stërmasin për fitoren.

Ndërkaq punimet e Asamblesë (deri në momentin e ngritjes së komisionit zgjedhor) u drejtuan nga Sekretari në detyrë Nikolin Dionisi. Më herët, ish presidenti Gjergj Ruli mbajti një fjalim duke dhënë argumenta rreth situatës që solli këtë proces të jashtëzakonshëm dhe uroi të tri kandidatët për sukeses.

Stërmasi mori një manad pak më shumë se njëveçar pasi në 2024 mbahen zgjedhje të zakonëshme/Sportiim.al/

Lista e klubeve me nga një përfaqësues me të drejtë vote:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!