UEFA/ Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia presin shortin

Sot në orën 14:00 dhe 15:00, në Nion të Zvicrës shorti i UEFA-s për tri kompeticionet e mëdha; Champions League, Europa League dhe Conference League.

Me Laçin jashtë si skuadra shqiptare e Abissnet Superiore me koeficentin 7.500 në Ranglistën e UEFA-s (vendi 174, do të ishte e vetmja në vazot favorite), sot katër skuadrat pjesëmarrëse në Europë për edicionin 2023/2024 do të mësojnë fatet e tyre shortuese duke u nisur nga vazo e dytë.

Partizani në Champions dhe Tirana, Egnatia e Vllaznia në Conference League janë gjithë sy e veshë këtë pasdite nga Nioni i Zvicrës.

Rivalët e mundshëm sipas UEFA-s:

Partizani (Champions, turi i parë):

Sherif Tiraspol (Moldavi), BATE Borisov (Bjellorusi), Astana (Kazakistan), Zrinjski Mostar (Bosnjë &Herzegovinë), Makabi Haifa (Izrael)

Tirana:

NK Maribor (Slloveni), Alashkert FC (Armeni), FC Dinamo Batumi (Gjeorgji), La Fiorita 1967 (San Marino), FC Dinamo Minsk (Bjellorusi)

Egnatia: 

Ararat-Armenia FC (Armeni), FK Sutjeska (Mali i Zi), FK Sarajevo (Bosnje-Hercegovinë), FC Vaduz (Lihtenshtejn), NK Domzale (Slloveni)

Vllaznia:

Linfield FC (Irlanda e Veriut), Dundalk FC (Irlandë), Konah’s Quay Nomads FC (Uells), FC Progres Niederkorn (Luksemburg), Inter Klub d’Escaldes (Andorra)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!