Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia mësuan rivalët në Europë

Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia kanë njohur kundërshtarët e tyre të aventurës europiane. Në Nion të Zvicrës u hodh sot shorti i Champions League dhe Conference League që përcaktoi skuadrat të cilat do të ndeshen me njëra-tjetrën.
Për Partizanin, goglat kishin rezervuar kampionët e Bjellorusisë, Bate Borisov. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri, ndërsa ajo e kthimit në Hungari(Bjellorusia dhe klubet janë pezulluar nga UEFA dhe FIFA për të luajtur në vendin e tyre. Shto këtu dhe pa tifozë;red).
11 dhe 12 korriku janë datat e përcaktuara për zhvillimin e përballjeve të para ndërsa provat e dyta do të luhen një javë më vonë.
Sakaq, shorti për Conference League vendosi përballë Tiranën me Dinamo Batumin e Gjeorgjisë dhe Vllazninë me irlandezo veriorët e Linfield. Për Egnatian kundërshtari i parë në histori do të jetë Ararat, ekipi nga Armenia. Këto ndeshje do të zhvillohen me 13 dhe 20 korrik.
Shorti i skuadrave Abissnet Superiore në UEFA Champions dhe Conference League.
Champions League
Partizani-Bate Borisov
Conference League
Tirana – Dinamo Batum
Ararat- Egnatia
Linfield Belfast – Vllaznia