F1/ Verstapen pa rivalë, Alonso e Hamilton në podium

Red Bull i Maks Verstapen me Red Bull nuk di të ndalet. Holandezi në fitoren e 100-të të skuderisë austriake ishte thjesht një kampion në pistë duke u nisur i pari e mbyllur po në krye.
Ai fiton Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1 duke udhëhequr Botërorin me 195 pikë.
Pas kampionit në fuqi vjen Fernando Alonso me spanjollin teksa ngjitet në podiumin e Montrealit me Aston Martin. Një vend në podium dhe për 7 herë kampionin e botës Lius Hamilton me Mercedes.
Vetëm vendi i katërt për Ferrarin e Sharls Leklerk përpara shokut të skuadrës Karlos Sainz. Ndërkohë Red Bull-i tjetër i Serxhio Perez u radhit i 6-ti teksa bashkë me të mori dhe pikën e kohës më të shpejtë në pistë.