Maks, një tjetër ‘Çmim i Madh’ i fituar

Është po ai. Maks Verstapen, realizon një tjetër perlë duke fituar Çmimin e Madh në F1, zhvilluar sot në Montmelo (Spanjë). Holandezi, kampion bote në fuqi ( në fakt, dy herë radhazi) ruajti serinë e fitoreve të vitit 2023, duke përsëritur suksesin e vitit të kaluar falë një paraqitjeje në kufi të përsosmërisë mbi makinën e Red Bull.

Luis Hamilton dhe Xhorxh Raëll me makinën Mercedes,u ngjtën në podim si i dytë dhe i tretë. Ndërkaq pas një gare fantastike Red Bull-i tjetër i Serxho Perez vjen i katërti.

Vetëm vendi i 5-të për të zotin e shtëpisë Karlos Sainz (Ferrari). Piloti tjetër i Ferrarit, Sharls Leklerk, autor i një gare anonime, mbrrin vetëm i njëmbëdhjeti.

Klasifikimi i ditës së sotme:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!