Spanja thyen Italinë dhe shkon në finale

Nations League, gjysmëfinale:
Spanjë – Itali 2-1

Gjysmëfinalja e dytë e Nations League përcaktoi dhe finalisten e dytë të këtij kompeticioni që do të përballet me Kroacinë më 18 qershor. Spanja kaloi Italinë në shifrat 2-1 duke siguruar biletën e fundit për ndeshjen më të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Zheremi Pino kaloi i pari në avantazh spanjollët që në minutën e tretë të takimit, por italianët barazuan shpejt falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Imobile. Edhe pse patën raste të shumta, ekipet mbajtën barazimin deri në minutën e 88′-të.

Joselu shënoi shumë pak larg fundit golin vendimtar të sfidës që dërgoi spanjollët në finalen e madhe ku do të ndeshen me Kroacinë, e cila ditën e djeshme eleminoi Holandën.

Kështu të dielën do të luhen dy sfidat e fundit të këtij turneu të Ligës së Kombëve për Europën. Ajo mes Kroacisë dhe Spanjës për finalen e madhe si dhe Holandë – Itali e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt.

Të dielën 18 qershor:

Finale

Kroaci- Spanjë 20:45

Vendi 3/4

Holandë- Itali 15:00/ Sara Gjidiaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!