Mundi Holandën, Kroacia në finale të Nations

UEFA Nations League/ Gjysmëfinale: Holandë- Kroaci 2-4

Një Kroaci e udhëhequr nga Luka Modriç, keqtrajton tulipanët në Roterdam

Është rikthyer Liga e Kombeve me ndeshjet e saj gjysmëfinale. Bileta e parë e finales së madhe u diskutua mes Holandës dhe Kroacisë, ku ballkanasit mundën të triumfonin në kohën shtesë.

Gjithçka nisi mirë për holandezët të cilët në pjesën e parë mundën të gjenin dhe golin falë Malen në të 34′-tën, por në fraksionin e dytë Kroacia do të shfaqej ndryshe.

Fillimisht Kramariç barazoi me 11-metërsh, teksa Pasaliç përmbysi rezultatin në minutën e 73′-të duke dërguar shifart në 1-2, rezultat ky që do të ndryshonte vetëm në minutën e 90’+6′. Holanda riktheu sërish baraspeshën me Lang për t’ia lënë në dorë shtesës fatet e biletës së parë finaliste.

Shtesa ndërkohë foli e gjitha për kroatët që shënuan 2 herë me Petkoviç dhe Modriç për të vulosur përfundimisht fitoren dhe për të firmosur fluturimin në ndeshjen finale.

Sakaq, ditën e nesërme do të mësohet dhe skuadra kundërshtare e Kroacisë. Dueli i zjarrtë Spanjë – Itali do të përcaktojë edhe finalisten e dytë të këtij kompeticioni që do të ulë siparin të dielën e 18 qershorit./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!