Mbape irriton Al Kelaifin, Reali pas ‘dere’

  • Këshilli është informuar që nga 15 korriku 2022 për vendimin tim.” (Mbape)

Pas zhurmës mediatike që ka përfshirë sulmuesin Kilian Mbape për të mos vijuar me PSG, ka ardhur reagimi i qartë i francezit.

Ai thotë se ka kryer vetëm një opsion zyrtar me klubin me të cilin ka kontratë deri në 2024.

Mbape:

“Kurrë nuk kam diskutuar për rinovimin e kontratës me PSG-në.

Këshilli është informuar që nga 15 korriku 2022 për vendimin tim për të mos zgjatur përtej 2024 – dhe letra e dërguar kishte për qëllim vetëm të konfirmonte atë që unë u kisha thënë tashmë.”

Ndërkohë mjaft të irrituar drejtuesit e klubit të tij. Naser Al-Kelaifi dhe Emiri i Katarit janë të dy të zemëruar me Kilian Mbape dhe janë gati ta shesin që këtë verë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!