Kallaku firmos në Rumani

Sherif Kallaku ridel në Europë. Ish furbollisti i Partizanit, Laçit, Teutës, Tiranës dhe Lokomotiva Zagreb, i bashkohet Sepsit në kampionatin rumun.

Fantazisti nga Fushë Kruja i njohur kryesisht me numrin 59 në fanellë, luajti pjesën e dytë të kampinatit të fundit me Teutën teksa i dha një dorë për tu ngjitur në mesin e tabelës.

Klubi e prezanton përmes një postimi në Facebook.

Sepsi OSK njofton:

“Ju njoftojmë se Kallaku është futbollist i Sepsit. Mesfushori 25-vjeçar nga Shqipëria që ka luajtur së fundmi për Teutën por më parë për Tiranën dhe Lokomotiva Zagreb ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!