Ançeloti kërkon Kejn, Perez pret njërin mes Mbape- Haland

Real Madridi gjendet në një situatë komplekse pas largimit të Karim Benzema-s, i ndarë për të mos pritur përfundimin e kontratës së Kilian Mbape-së dhe përfshirjes këtë verë të një sulmuesi tipik si Herri Kejn. Një temë që shqyen vëzhguesit spanjollë.

Los Blancos e shohin vetën në vështirësi teksa Karim Benzema iu dorëzua papritur sirenave të Arabisë Saudite kur drejtuesit imagjinuan ta mbanin edhe për një sezon tjetër.

Një largim që trondit planet e Merengues, të etur për të sjellë në Madrid në verën e 2024, njërin mes Mbapesë apo Haland.

Nga ana tjetër duket se presidenti Perez dhe trajneri Ançeloti kanë patur mendime ndryshe këto ditë. Italiani i ka kërkuar me ngul Florentino Perez të bëjë gati ofertën për Kejn i cili është në fund kontrate me Spurs. Përgjigja e kreut të klbit duket kundër pasi ai e konsideron të tepërt shumën për 29 vjeçarin anglez. Në mendje të Perez ekziston vetëm njëri nga kolosët e PSG-së apo Sitit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!