Reali kërkon Kejn, Belingam merr numrin 7

Real Madrid po kërkon nga Premier League një sulmues race për të forcuar sulmin e tij. Largimi drejt Arabisë Saudite i Benzema ka rritur intersin e mbretërorëve për të plotësuar vendin e lënë vakant nga sulmuesi më i ri i Al Itihad.

Nga ana tjetër pas raportimëve të fundit Xhud Belingam ka përfunduar dakortësinë me klubin e Florentino Perez. Madje Marca shkruan se ai do të prezantohet shpejt dhe se me shumë mundësi do të mbajë numrin 7-të në fanellë.

Siç raportohet nga Times, objektivi tjetër kryesor është Herri Kejn i Totenhem. Plani B, në rast se Blancos nuk arrijnë të arrijnë uraganin e Spurs, mban emrin e Kai Havertz, gjermani i lindur në 1999 dhe i lidhur me Çelsin në Premier League deri në vitin 2025./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!