Spurs/ Zyrtarizohet Postecoglou, Kejn në dalje

Totenhem ka gati shitjen e Kejn te Reali gjithnjë nëse Los Blancos ofrojnë 93 milion euro.

Totenham ka zyrtarizuar trajnerin e Selltik, Ange Postecoglou si menaxherin e tyre të ri. Ishte vetë klubi londinez i cili njoftoi në Twitter arritjen e australianit.

Ndërkohë presidenti Daniel Levi vazhdon të luajë fort për të ardhmen e Herri Kejn teksa në Madrid po e kërkojnë me insistim.

Mësohet se australiani ka nënshkruar një marrëveshje për katër vite.

Në fakt, sipas mediave angleze, të dy klubet Totenhem dhe Selltik e kishin gjetur zgjidhjen për australianin që kishte dhe 12 muaj kontratë me kampionët e Skocisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!