Mançester Siti fiton FA Kup

Finale në Wembley: FA Kup/ Mançester Siti- Mançester Junajtid 2-1

Finalja e luajtur në Wembley ndërmjet Mançseter Sitit dhe Mançester Junajtid u hap me një gol klasi të kapitenit të “Qytetarëve” Gyndogan kur luhej sekonda e 14-të.

Në këtë fraksion ndërsa ritimi vijon të jetë i lartë, Junajtid fiton një penallti pas një prekje me dorë në zonë nga Grilish. Bruno Fernandesh merr përsipër dhe në minutën e 33’-të arrin barazimin.

Ndërkohë në të dytën, sikundër dhe në fraksionin e parë, skuadra e Pep Guardiolës rikthehet në epërsi. Në minutën e 51’-të sërish Gyndogan godet një top në zonë ndërsa si mbrojtësit ashtu dhe portieri De Gea nuk bëjnë asgjë për ta ndalur.

Minutat në vijim përpos lojës më të mirë të “Djajëve të Kuq” nuk pati ndryshim shifrash të cilat në fund vulosën trofeun e dytë sezonal për Mançester Sitin.

Për t’u komplimentuar loja e skuadrës së ten Hag e cila në sy të legjendës Aleks Ferguson apo të Devid Bekam, u shfaq mjaft aktive.

Ndërkaq, Siti ka mundësi të bëjë tripletën pasi në 10 qershor në Stamboll, luan finalen e Ligës së Kampionëve me Inter./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!