Ramos, vjen dita e lamtumirës me PSG

  • Krahas Mesit i cilit pritet të zyrtarizohet me 6 qershor te Al Hilal (Arabi Saudite) një tjetër legjëndë largohet nga PSG.

Do të jetë sfida e fundit ndaj Klermo. Serxho Ramos do luajë sot për herë të fundit me fanellën e PSG-së. Pas dy sezonëve, spanjolli 37-vjeçar ka njoftuar se pas përballjes së sotme nuk do jetë më pjesë e PSG-së

Në një mesazh lamtumire në rrjetet sociale, Ramos thotë se e konsideron Parisin si shtëpi të dytë duke u larguar me mbresa pozitive. Ai nuk deklaron fundin e karrierës futbollistike në fushë.

Ramos shkruan në rrjete:

“Sot është një ditë e veçantë, do të them lamtumirë për një fazë tjetër të jetës sime, lamtumirë PSG. Nuk e di se në sa vende mund të ndihem si në shtëpi, por pa dyshim PSG, tifozët dhe Parisi ishin një prej tyre për mua. Faleminderit për dy vitet e veçanta në të cilat kam qenë në gjendje të luaj në çdo turne dhe të jap gjithçka. Do të përballem me sfida të reja, do të vesh ngjyra të tjera, por së pari dhe për herë të fundit, Forca Paris”, shkruan Ramos.

Serxho Ramos i dalë nga Sevilja, shkëlqeu për 16 sezone te Real Madrid (5 La Liga të fituara), duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm në qarkullim./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!