Fitoi trofeun e radhës, drejt Mesit ofertë e padëgjuar

Al Hilal i ka rritur ofertën Mesit në 600 milion euro në sezon. Mediat franceze raportojnë për akord verbal. Çmimet për kampionin në modë.

Argjentinasi Lionel Mesi, fitoi të hënën çmimin “Laureus World Sportsman of the Year”, në një ceremoni të mbajtur në Paris.

Pas triumfit në 2020, kjo është hera e dytë për 7 herë fituesin e “Topit të Artë” duke u bërë kështu edhe futbollisti i parë që e merr këtë çmim.

Dittë më parë, kampioni i botës me Argjentinën në ‘Katar 2022’ pati probleme me klubin e tij PSG pas udhëtimit pa leje drejt Arabisë Saudite.

Për ‘Pleshtin’ ka kohë që flitet për një largim të mundshëm nga Parisi ndërsa veç mundësisë Barcelona apo Inter Majami, Al Hilal i vendit arab kërkon sherbimet e 35 vjeçarit. Ky është raportimi i fundit në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!