Arsenal gjën pasuesin e Xhakës, akord me Rajs

U largua Granit Xhaka por Arsenali është gati të bëjë një tjetër blerje të madhe për mesfushën. Në prag të sezonit të ardhshëm, me synimin për të ndjekur titullin e kampionit të Anglisë, Topçinjtë po i afrohen Deklan Rajs.

Sipas Football Transfer, skuadra londineze ka arritur një marrëveshje me mesfushorin e Uest Hem të angazhuar të mërkurën në mbrëmje në finalen e Ligës së Konferencës kundër Fiorentinës në Pragë.

Kështu 24 vjeçari i lindur në Londër e që nga 2016-ta te Uest Hem, pritet të bëhët pjesë e skuadrës nënkampione të Anglisë. Më parë ai u kërkua dhe nga Bajern Mynih por futbollisti i kombëtares angleze (41 ndeshje) preferon të qëndrojë në Londër./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!