Xhaka dhe Shaqiri në listen e Jakin, rikthehet Zeqiri

Trajneri i Zvicrës Murat Jakin, ka publikuar listën e futbollistëve helvetë për ndeshjet kualifikuese të ‘Euro 2024’ kundër Andorrës dhe Rumanisë, të planifikuara përkatësisht më 16 dhe 19 qershor.

Në këtë listë turko zviceriani ka përfshirë si zakonisht shqiptarët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri por edhe sulmuesin 23 vjeçar të bazelit, Andi Zeqiri.

Ndërkohë tekniku vjen me këtë listë pa asnjë debutues, por disa lojtarë kthehen në ekip pas mungesave të gjata: mbrojtësi i majtë i YB, Ulisses Garcia, sulmuesi i AEK-ut, Steven Zuber dhe sulmuesi i Baselit, Andi Zeqiri.

Lista:

PORTIERË: Kobel, Mvogo, Sommer

MBROJTËS: Akanji, Comert, Rodrigues, Elvedi, Garcia, Rodriguez, Lotomba, Schar, Zesiger.

MESFUSHË/SULM: Aebischer, Amdouni, Embolo, Freuler, Shaqiri, Sow, Steffen, Vargas, Xhaka, Zakaria, Zuber, Zeqiri./Klevis Bejkolli/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!