Miqësore/ Flik i pakënaqur, Kili i rinovuar fiton …lehtë

Barazimi sfilitës i Gjermanisë të hënën, në ndeshjen e saj të 1000-të në historinë e saj 3-3 me Ukrainën në një miqësore të luajtur në Bremen, ka ngritur shumë pikëpyetje rreth këtij grupi.

Ndërsa Pancerat ishin duke humbur 1-3 e më 10 minuta deri në fund, shpëtimi vjen nga Kai Havertz. Fillimisht sulmuesi i Çelsit ngushtoi diferencën në 2-3 e më pas fitoi një penallti të shndërruar në gol nga Kimish.

Pas ndeshjes trajneri Hansi Flik, u ankua për “gabimet individuale” të ekipit të tij dhe tha se skuadra duhet të vazhdojë të punojë për t’u përmirësuar. “Ne e dimë se është një proces i gjatë, por do ta kalojmë këtë situatë” tha ai.

Gjermania vitin e ardhshëm do të presë edicionin e Kampionatit Europian 2024.

Ndërkohë po dje dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm u zhvilluan disa teste të tjera në mbarë globin. Marok- Bregu i Fildishtë 0-0, Kuvajt- Zambia 3-0 dhe Kili- Kubë 3-0./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!