Finalja e Kupës së Europës, Sevilja- Roma për trofe e…para

  • Në Budapest, Sevilja- Roma (Europa League), më 7 qershor në Pragë, Fiorentina- Uest Hem (Conference) dhe më 10 qershor në Stamboll, Mançester Siti- Inter (ChL), tri finalet e mëdha të UEFA-s në pak ditë.

Nis sot me finalen e Budapestit radha e trofeve të mëdhenj të UEFA- për këtë edicion futbollistik.

Në ‘Puskas Arena’ me start orën 21:00, Sevilja- Roma në duelin e trofeut të UEFA Europa League. Hoze Luis (Sevilja) dhe Zhoze Muronjo (Roma) kanë gati armatat respektive për të mbrritur në majë.

Jo vetëm trofeu prestigjoz por dhe bileta për edicionin e radhës në Champions League e bëjnë këtë takim mjaft të rëndësishëm. Pa llogaritur këtu arkëtimet (8.6 milionë euro për fituesindhe 4.6 për finalisten).

Ndërkohë gjyqtari i njohur anglez Entoni Tejlor (kryesor) do të drejtojë trupën e arbitave në Budapest./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!