Sevilja- Roma finalja e ‘Budapestit’

Europa League, gjysmëfinale:
Sevilja – Juventus 2-1 (3-2)
Bajer Leverkusen – Roma 0-0 (0-1)

Sevilja – Roma është finalja e madhe e Europa League që do të luhet më 31 maj në “Puskas Arena”. Dy gjysmëfinalet e luajtura ditën e sotme kishin rezervuar 2 bileta për spanjollët dhe Romën.

U desh të luhej shtesa që Sevilja – Juventus të përcaktonte fituesen pasi koha e rregullt u mbyll ashtu si takimi i parë, në barazim 1-1. Lamela ishte ai që siguroi biletën e finales për skuadrën e tij duke surprizuar Juventusin në minutën e 95′-të.

E pamundur për bardhezinjtë të bëjnë diçka më shumë pas golit të pësuar për ta drejtuar sfidën drejt penalltive. Në fund, Sevilja e mbyll me një lojtar më pak me Akunën që “skuqet” pas kartonit të dytë të verdhë.

Sakaq, Bajer Leverkusen – Roma përfundoi në barazim pa gola me gjermanët që provuan gjithçka por nuk ia dolën të shënonin së paku për të barazuar rezultatin e përgjithshëm.

Falë fitores minimale në sfidën e parë, janë kryeqytetasit e Italisë ata që shkojnë në një tjetër finale europiane pas asaj të sezonit të shkuar në Conference League luajtur më 25 maj në ‘Air Albania’./Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!