Mziu zgjohet në spital, video shfaq dhunën ndaj arbitrave

Minuta e 66’. Moment i frikshëm në fushë teksa kapiteni i Korabit Sokol Mziu, merr një goditje me top e më tej përplaset me Selmanin dhe bie në tokë. Ndërkombëtari Xhaja, ndal menjëherë takimin dhe ben me shenjë që ambulanca dhe stafet mjeksore të futen me urgjencë në fushë.

Momente paniku dhe pas 7 minutave pune intensive nga dy stafet mjeksore, duket se futbollisti nis të përmendet. Ambulanca lë fushën pasi për lojtarin mjekët vendosin të largohet nga terreni me barrelë.

Sidoqoftë, kapiteni i dibranëve ende i turbullt, transportohet me urgjencë në spital dhe më pas arrin të përmendet plotësisht. “Më thanë se Korabi fitoi. Ky ndoshta ishte momenti im i zgjimit të plotë” ka thënë Sokol Mziu nga spitali.

Ndërkaq ndeshja Flamurtari- Korabi 1-2 për play off të Kategorisë së Parë, pati tension të madh në fund të saj. Ai nisi që në momentin kur skuadra e Kumbarçes shënoi golin e dytë me Kekon në të 101′.

‘Sportiim.al’, sjell pamjet e dhunës ndaj trupës së gjyqtareve teksa ata të shoqëruar nga stjuartë të shumtë futen në tunel. Paralelisht në video edhe festa e dibranëve dhe zhgënjimi i vlonjatëve.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!