Flamurtari zyrtarizon Çelën

Flamurtari pasi largoi Longon sot ka zyrtarizuar Emiljano Çelën si trajner të ri. Në fakt ‘Sportiim.al’ e ka pikasur ish trajnerin e Kastriotit në tribunë gjatë ndeshjes Flamurtari- Apolonia (1-1 play off) por asokohe u tha se Çela duke figuruar ish futbollist i Apolonisë(por dhe Flamurtarit) ishte për të parë skudarën fierake e cila kishte trajnerin Dovedan në ikje.

Gjithësesi, planet ishin ndryshe teksa Çela i bashkohet kuqezinjve nga Vlora. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi vlonjat në faqen zyrtare. Ka qenë drejtori sportiv Alfred Ferko që ka prezantuar trajnerin në ambientet e klubit Flamurtari.

Njoftimi i Flamurtarit:

Zyrtare :

“Emiliano Cela eshte zyrtarisht trajner Flamurtari Football Club .Pas karrieres si futbollist i Flamurtari Football Club tashme rikthehet si trajner Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi”/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!