Sefgjinaj: Jemi gati për Lushnjën, Valbona e plotë

  • Mbrojtësi ka fituar dy herë Kupën e një herë Superkupën e Shqipërisë më Laçin.Me disa ndeshje në Europa League, 36 vjaçari vijon karrierën me Valbonën. Veç Laçit, ka veshur fanellat e Teutës, Erzenit, Kastriotit, Burrelit, Korabit dhe së fundi të Valbonës.

Do të luajë fatet e saj në ndeshjen vendimtare të ‘play off’ të martën në ‘Elbasan Arena’ në 16:00. Valbona e Tropojës me trajner Gazmir Fuçija ndërsa fitoi fazën play-off të Grupit A në Kategori të Dytë, kërkon ngjitjen në të Parën pikërisht ndaj Lushnjës së traditës së madhe sportive.

Enkas për ‘Sportiim.al’, foli pak çaste më parë mbrojtësi veteran (36) i Valbonës Taulant Sefgjinaj.

” Kemi bërë një sezon fantastik. Ndonëse nuk ja dolëm të ngjitemi direkt do bëjmë gjithçka nesër për të kaluar Lushnjën e marrë biletën për edicionin e ri 2023-2024 për të qenë në Kategori të Parë.

Kaluam Sopotin dhe më pas Veleçikun. Nuk mund të mos tentojmë në lojë të rregullt apo shtesë e penallti suksesin ndaj Lushnjës. I njohim vlerat e rivalit. Megjithatë dimë që Lushnja ka disa mungesa (Doksani, Haxhiu, Alushi apo dhe Isufi: redaktori).

Ajo që na jep më shumë besim është gjëndja jonë. Nuk kemi asnjë mungesë dhe sapo mbyllëm me sukses seancën e fundit. Tani drejt e në grumbullim për t’ja lënë vendin ndeshjes së nesërme. Kemi besim se do jetë një finale e nivelit të lartë antagonistik”- tha laçiani i Valbonës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!