Nga Premier League te Ligue 1, ngjet sot në Europë

  • Edin Terziç, trajneri i Dortmundit pret fitoren sot ndaj Augsburg në atë që konsiderohet rrëzimi nga froni i Bajernit për titullin kampion. “Ata do të luajnë për çdo pikë, ne i duam të plota”.

Java e 37-të në Premier League do të ecë sot me tri takime:

Uest Hem -Lids, Brajton -Sauthempton dhe Mançester Siti- Çelsi duelet e ditës në 14:30, 15:00 dhe 17:00. Dje Siti u shpall kampion (pas humbjes së Arsenalit) teksa u përcaktuan 4 skuadrat të cilat zyrtarizuan 4 vendet e Champions League për edicionin 2023-24. (Siti, Arsenal, Njukasëll dhe Mançester Junajtid).

Ndërkaq do të zhvillohen disa ndeshje në Bundesligë, java e 33-të si:

Mainz- Shtugart, Leverkusen- Gladbah dhe Augsburg- Dortmund me verdhezinjtë që nëse fitojnë në Bavari, do të marrin vendin e parë. Për të diskutuar fatet e titullit javën e fundit, atë të 34-ët.

Katër takime në Serie A: Për javën e 36-të nga 38 në total sot Leçe- Specia, Torino- Fiorentina, Napoli- Inter dhe Udineze- Lacio.

La Liga luan katër ndeshje të javës së 35-të:

Vajekano- Espanjol, Atletiko Madrid- Osasuna, Valencia- Real Madrid dhe derbi andaluzian Sevilja- Betis.

Po ashtu sot në fushë Ligue 1 e Francës teksa në radhë ka javën e 36-të (nga 38 në total) me 7 çifte në garë. PSG pritet të shpallet kampion pasi fitorja eventuale sot ndaj Okserit në transfertë kurorëzon skuadrën e Galtier me trofeun e madh francez./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!