Milan i zbehtë, Inter shkon në Stamboll

Champions League, gjysmëfinale:
Inter – Milan 1-0 (3-0)

Inter shkon në finalen e Stambollit pasi “shkelmoi” Milanin në gjysmëfinalen e Champions League. Zikaltërit fituan edhe në përballjen e dytë ndaj kuqezinjve në shifrat 1-0 duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 3-0.

Milan e nisi më mirë sfidën duke ngulmuar për të mbërritur te goli edhe pse për ekipin e Piolit nuk ndodhi diçka e tillë. Në pjesën e dytë, goli i Martinez hodhi poshtë shpresat e kuqezinjve, teksa për Interin ishte hapi i sigurisë.

Duken të dorëzuar nga Milano kuqezi pasi diferenca e golave shkoi në 3, ndërsa Inter administroi mjaft mirë avantazhin duke rrëmbyer fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve përballë rivalëve numër një të tyre.

Kështu, zikaltërit konfirmohen si finalistët e parë dhe presin me qetësi kundërshtarin e tyre që do të përcaktohet nesër nga dueli Mançester Siti – Real Madrid. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim 1-1 e ndërsa nesër spektakli në “Etihad”,duket i garantuar./Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!