Siti turpëron Realin, shkon në finalen e Stambollit

Finale Mançester Siti- Inter, Reali mbyll sezonin me …Kupën e Mbretit

Champions League, gjysmëfinale:
Mançester Siti – Real Madrid 4-0 (5-1)

Mançester Siti prek për herë të dytë në histori finalen e Champions League pasi eleminoi në “Etihad Satdium” kampionët në fuqi, Realin e Madridit.

Dominim i frikshëm i “Qytetarëve” që pas barazimit në Spanjë, reaguan bindshëm në shtëpi duke mposhtur pastër madrilenët në shifrat 4-0.

Bernardo Silva ishte protagonisti kryesor në radhët e anglezëve me dy golat e shënuar në pjesën e parë, teksa dy të tjerë do të vinin në të dytën. Autogoli i Miliatos dhe goli i Alvarez në shtesë dërguan rezultatin në 4 për vendasit dhe 0 për miqtë.

Kështu, Mançester Siti do të përballet me Interin në finalen e madhe të Stambollit më 10 qershor ndërsa Reali do duhet të pranojë paraqitjen zhgënjyese dhe të kënaqet me faktin e te qenit një nga katër skuadrat më të mira të Europës./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!