Inter-Milan, mbrëmja e finalistes së parë…

Vëmendja e ditës së sotme do të jetë e gjitha në ‘San Siro’. Për biletën e parë të finales së Ligës së Kampionëve në 21:00 sfida Inter-Milan.

Një “Madonina” në versionin europian. Fituesja shkon në Stamboll aty ku për trofeun “veshgjatë” e pret Reali ose Siti .

Me rezultatin e takimit të vajtjes ndërsa Inter fitoi 0-2, gjërat duken më të thjeshta për zikaltëtit por kur mendon derbe të tillë, parashikimet nuk vjlejnë. Do të gjykojë francezi Klement Turpë.

Ndërkohë sida tjetër gjysmëfinale Mançester Siti- Real (1-1), në program të mërkurën në “Etihad”. Kjo sfidë ka si start orën 21:00 dhe do të gjykohet nga polaku Marsinjak.

Gjysmëfinale Champions League:

Sot 21:00

Inter- Milan

Nesër (e mërkurë) 21:00

Mançester Siti- Real Madrid/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!