E 33-ta, radhën e ka derbi i madh i kryeqytetit

Derbi i madh i kryeqytetit Tirana-Partizani do të mbyllë javën e 33-të Abissnet Superiore. Kjo supersfidë është parashikuar nga Departamanti i Garave në FSHF për t’u zhvilluar të mërkurën në mbrëmje me start orën 18:30.

Në “Air Albania Stadium”, të dyja skuadrat në kërkim të tri pikëve aq të domosdoshme për të vendosur ndjeshëm në titullin kampion të sezonit futbollistik 2022-2023. Kryeson Tirana me 59 pikë, ndërsa Partizani pozicionohet i dyti me 57-të tilla.

Sidoqoftë, derbi numër 170-të i gjën skuadrat me morale të ndyshëme. Bardheblutë vijnë pas asaj humbjeje shokuese në Durrës me Teutën (2-1) dhe një numër të lartë futbollistësh që nuk mund të aktivizohen në këtë sfidë.

Te të kuqtë, situata duket më ndryshe. Skuadra e Kolelës mposhti 3-1 Kukësin dhe në fushë do të ketë gjithë arsenalin e mundur. Me tri derbe sezonale të luajtura, ky i fundit përpos antagonizmit legjitim, mbart me vete dhe misterin e kërkesës për pikë. Fitorja e Tiranës do të ‘vriste’ çështjen titull, ndërsa e kundërta do të afronte Partizanin ndjeshëm me titullin e 17-të në histori.

Ndërkohë java do të nisë nesër në orën 15:00. Kukësi- Laçi, Vllaznia-Teuta, Erzeni- Bylis dhe Kastrioti- Egnatia, të tjera finale të mëdha të aktit të 33-të.

Abissnet Superiore, java e 33-të:

Të mërkurën ora 15:00

Kukësi- Laçi

Vllaznia-Teuta

Erzeni- Bylis (në Durrës)

Kastrioti- Egnatia (në Elbasan)

18:30

Tirana- Partizani/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!