Vllaznia luan shansin në Kupë, rikthehet Gurishta

Vllaznia e trajnerit maqedonas verior Goçe Sedloski, po vuan shumë këtë fazë përmbyllëse të sezonit. Në debutimin e trajnerit të ri teksa 49 vjeçari mori vendin e Milotit, u dha ideja se shkodranët gjetën njeriun e duhur për të realizuar objektivët në kampionat dhe Kupë.

Fitorja me Erzenin (3-1) në daljen e parë të teknikut, tej entuziazmit momental, duket thjesht iluzion, pasi Vllaznia, në katër takime në kampioant, ka marrë dy humbje dhe dy barazime duke u larguar ndjeshëm nga zona europiane.

Po t’i shtosh dhe barazimin në gjysmëfinalen e Kupës me Egnatian (1-1 e vajtjes) në “Loro Boriçi”, situata nuk duket asapk e mirë. Të mërkurën më 10 maj ora 14:00, Vllaznia do të jetë në Rrogozhinë për të kërkuar biletën e finales së edicionit të 71 të Kupës së Shqipërisë. Një mision mjaft i vështirë kur në mend shkon ajo humbje në kampionat 0-4 pikërisht me ekipin e trajnerit Tetova (30 prill).

Sidoqoftë, nga kampi shkodran nuk ka vetëm lajme dekurajuese. Për ndeshjen e kthimit, futbollistë të caktuar kanë rekuperuar në aspektin fizik. Mes tyre dhe kapiteni Erdenis Gurishta i cili me shumë mundësi do të luajë në pozicionin natyral, në të djathtë të mbrojtjes./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!