Rekordi i Haland/ Në Superiore Guindos i ‘hanë’ golat

Në momentin magjik të skuadrës së Pep Guardiolas teksa arritën fitoren e tetë radhazi ndaj Fulhamit, Erling Haland shënoi dhe barazoi rekordin e Premier League në një sezon të vetëm: 34 gola si Andi Kole i Njukasëll në edicionin 1993/94 dhe Alen Shirer me Blëkburnin në 1994/95.

Statistiakt perfekte të kampionatit më spektakloar në botë, në fakt, zgjojnë një problem të madh në Superioren shqiptare.

Jo shumë larg, goleadorit nga Mali, Saliu Guindo (Laçi) përgjatë sezonit 2021-2022, edhe pse u shpall ‘Këpuca e Artë’ me 19 gola (aq sa Seferi) iu mohua një gol me të padrejtë.

Bëhët fjalë për një rrjetë të realizuar nga 26 vjeçari në duelin me Teutën luajtur në Rrogozhinë (2:4) dhe që më pas u konsiderua autogol. Edhe pse devijimi ishte aspak deçiziv.

Por edhe këtë gjysmësezoni, lojtari i rikthyer në janar te kurbinasit, ia ka dalë të shënojë 9 gola duke mbajtur të hapur luftën për trofeun e shënuesit më të mirë (kryeson Florent Hasani, Tirana me 15 gola). Ajo që duket se nuk shkon, në media të caktuara sportive, raportohet se Guindo ka shënuar vetëm 8-të. Në fakt, në librin e FSHF-së, këtë radhë, numri është i saktë, plot nëntë…/Sportiim.al/

Golashënuesit e Abissnet Superiore pas 31 javëve kampionat:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!