Gjysmëfinalet/ Tirana me mungesa, Vllaznia-Egnatia me ‘big’-ët

Kupa e Shqipërisë, edicioni i 71-të nis sot me dy takimet e turit gjysmëfinal. Me start orën 18:00 në Shkodër dhe Elbasan respektivisht duelet e vajtjes Vllaznia- Egnatia dhe Tirana- Teuta.

Shkodër:

Shkodranët me statusin e skuadrës që ka fituar dy trofetë e fundit në Kupë, përballë rrogozhinasëve plot cilësi teksa për herë të parë në histori, kapin këtë fazë gjysmëfinalje.

Tekniku Goce Sedloski nuk ka vendosur përfundimisht se kujt do t’i besojë formacionin startues. Sidoqoftë, maqedonasi verior i cili ka pak javë në pankinën kuqeblu, ideoi dje formacionin primar duke lënë të kuptohet se në fushë do të jenë më të mirët.

Egnatia me Edlir Tetovën në timon, vjen më e motivuar se kurrë. Nga kampi rrogozhinas raportohet se e gjithë skuadra është e gatshme dhe se në “Loro Boriçi’, Duamena e Kasa do të vijojnë të jenë maja e sulmit mik.

Ndërkaq ky duel mbetet me llogari të ‘hapura’ pasi edhe të dielën në “Loro Boriçi’, luhet për javën e 31-të Abissnet Superiore…

Elbasan:

Tirana pritëse në “Elbasan Arena” gjën Teutën e Durrësit për ti dhënë udhë biletës për në finale të Kupës. Ndonëse bardheblutë kanë disa mungesa në sulm si Patrik (mbyllur sezonin), por dhe Nikqi (ndërhyrje kirurgjikale) apo Abazaj, sërish tekniku Shehi, shfaqet optimist. Në krah të Hasanit me shumë mundësi do të jenë Gjumsi dhe Elvi Berisha.

Durraskët e Martinit pasi u cfilitën për disa javë në kampionat, vijnë pas fitores së fundit ndaj Erzenit 2-0. Natyrisht në Kupë ambicjet janë të mëdha ndërsa me shumë mundësi nga ky kompeticion do të varet edhe dalja e tyre në Conference League. Skuadra nuk do mund të ketë sherbimet e Karabecit, ndërsa Kotobelli mbetet në dyshim./Sportiim.al/

Kupa, faza gjysmëfinale e vajtjes:

18:00

Vllaznia- Egnatia

Tirana- Teuta (në “Elbasan Arena”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!