Kupa/ Katër skuadra në të vajtjes, Vllaznia e Tirana pritës

Dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë, edicioni i 71-të  Vllaznia – Egnatia dhe Tirana– Teuta do të nisin rrugëtimin drejt finales këtë të mërkurë.

Fituesi në fuqi Vllaznia, do të presë Egnatian në ‘Loro Boriçi’ në të vajtjes me synimin për t’i shkuar deri në fund për të tretën herë radhazi trofeut të dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Sfidani nga Rrogozhina për herë të parë në gjysmëfinale të këtij turneu. Ëndrra për të vajtur deri në majë, mbetet prezente ndërsa bileta e finales pritet të zyrtarizohet në të kthimit në shtëpi.

Po në orën 18:00 të së mërkurës në “Elbasan Arena”, Tirana ‘vendase’ përballet me Teutën.

Në dukje, bardheblutë favoritë por në të kaluarën e afërt durrsakët me Martinin në timon i kanë rrëmber trofeun kampionëve.

Ndeshjet e kësaj faze, luhen në datat 26 prill dhe 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Kupa, turi gjysmëfinaL.

E mërkurë, ora 18:00:

Vllaznia- Egnatia

Tirana- Teuta (në Elbasan)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!