Siti dhe Inter në gjysmëfinale

Champions League, çerekfinale:
Bajern Mynih – Mançester Siti 1-1 (1-4)
Inter – Benfika 3-3 (5-3)

Është kompletuar grupi me katër skuadrat gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Champions League. Milanit dhe Realit i bashkohen edhe Mançester Siti dhe Inter në një katërshe të flaktë ku sundojnë italianët.

Sa i përket sfidave, në fushë u pa një Bajern i gjithi sulmues, me dominim absolut sidomos gjatë fraksionit të parë dhe me qëllimin e vetëm për të kapur 3 golat e Sitit.

Sakaq, një penallti e humbur nga këmbët e Haland mbajti gjallë shpresat e gjermanëve të cilët me mundësitë që po krijonin mund të merrnin edhe më shumë nga kjo përballje kthimi.

Përkundrazi, sërish do të shënonin anglezët me Haland që realizoi golin e katërt në total për “Qytetarët. Nuk do të mungojë goli i nderit për bavarezët që “falenderojnë” Kimish për penalltinë e ekzekutuar saktë duke e mbyllur në barazim sfidën e kthimit dhe me Tuhel të “skuqur”.

Ndërkaq, Interi dhe Benfika dhuruan spektakël golash me gjithçka që u mbyll në barazim 3-3. Janë zikaltërit ata që kanë të drejtën e vijimit të aventurës europiane pas fitores në sfidën e parë në shifrat 0-2.

Përballjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pritet të jenë akoma më interesante me derbin italian Milan – Inter dhe përplasjen e titanëve Real Madrid – Mançester Siti, sfida këto që janë programuar më 9 dhe 16 maj./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!