Bajern-Siti me (pa) interes, Inter për të menaxhuar avantazhin

Bajerni i Mynih-Mançester Siti do të luajnë sot në ‘Allianz Arena’ të Mynihut në atë që konsiderohet akti i kthimit i çerekfinalëve të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët e Tomas Tuhel janë mundur 3-0 në ndeshjen e parë dhe një përmbysje sot duket totalisht e vështirë. Francezi Klement Turpë drejton garën.

Po në 21:00, në “San Siro” Inter-Benfika. Zikaltërit fituan në transfertë ndeshjen e parë me rezultatin 0-2 duke hedhur një hap të madh drejt gjysmëfinales. Takimi i është besuar të gjykohet nga spanjolli Cerro Grande.

Çerekfinale, Champions: Në kllapa ndeshjet e vajtjes

21:00

Bajern Mynih-Mançester Siti (0-3)

Inter-Benfika (2-0)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!