Axhenda e plotë e fundjavës futbollistike në Superiore dhe Kategori të Parë

Është zbardhur axhenda e javës së 29-të e Abissnet Superiore dhe e asaj të javës së 23-të të Kategorisë së Parë.

Departamenti I Garave në FSHF, ka përcaktuar ndeshjet Erzeni-Kastrioti dhe Bylis-Teuta si të vetmet takime të ditës së shtunë ndërsa tri të tjerat zhvillohen të dielën e 16 prillit.

Po kështu, java e 23-të e ligës inferiore luan të shtunën 6 sfidat e parashikuara në kalendar. Te inferiorët, kanë mbetur dhe 4 ndeshje ndërsa më pas radhën do ta kenë play-off-et dhe play-out-et.

Ndërkaq më herët, FSHF përmes një deklarate për shtyp ka caktuar të mërkurën e 19 prillit si ditën për të rekuperuar takimin e javës së 28-të Kastrioti- Bylis. Takimi do të luhet në Elbasan me fillim orën 15:00

Programi i fundjavës në Superiore dhe në Kategori të Parë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!