Tirana bën kampionen dhe merr kreun e renditjes

Abissnet Superiore, Java 28:
Tirana – Kukësi 2-1 (Hila 42′, Hasani 89′ pen/ Rashiti 51′)

Tirana kalon Kukësin dhe merr e vetme kryesimin e kampionatit. 2-1 ishte rezultati përfundimtar i sfidës së javës së 28-të Abissnet Superiore të luajtur në “Elbasan Arena”.

Të parët morën avantazhin bardheblutë në minutën e 42′-të falë golit të Hilës të ardhur pas një këndoreje, teksa do duhej të kalonin pak minuta nga starti i pjesës së dytë që të rikthehej baraspesha.

Verilindorët gjetën rrjetën me anë të Rashitit që rihapi dhe një herë llogaritë e këtij takimi, i cili ndryshoi atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte drejt barazimit.

Një penallti e konfirmuar nga VAR për kryeqytetasit u ekzekutua saktë nga Hasani. Gol me vlerën e 3 pikëve në momentet e fundit të sfidës për kampionët në fuqi që duke përfituar dhe nga ndalesa e Partizanit, shijojnë kreun të vetëm.

Sakaq, Kukësi mbetet në zonën e ngjeshur të fundi të tabelës, konkretisht në vendin e shtatë me 35 pikë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!