Kupa e Italisë mllefe e kartonë, në Angli s’ka “çelës”

Bajern eleminohet në DFB Pokal, Frajburg në gjysmëfinale

Shumë pak pushime në dispozicion të ekipeve europiane të cilat zbritën sërish në fushë ditën e sotme. Premier League, Kupa e Mbretit, Kupa e Italisë dhe ajo e Gjermanisë morën vëmendje këtë të martë.

Katër takime zhvilloi kampionati anglez ku spikati sfida Çelsi – Liverpul. Blutë e Londrës të drejtuar nga Saltor e mbyllën në barazim pa gola përballë ‘The Reds’ në një ndeshje thuajse të ekuilibruar.

Sakaq, nuk surprizuan Brajton, Lids dhe Aston Vila të cilat siguruan 3 pikë ndaj Burnemuthit, Notinghemit dhe Leiçesterit.

Mjaft interesant derbi i Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit. Kur mendohej se bardhezinjtë kishin gjithçka në favor falë golit të Kuadrados në minutën e 83′-të, do të prishte euforinë Lukaku me penalltinë e kthyer në gol në limite të shtesës. Barazim 1-1 mes përplasjeve në fund të takimit dhe me llogaritë që do të mbyllen në kthim.

Befasi ka në Kupën e Gjermanisë ku Bajerni i Mynihut u eleminua nga Frajburg. Bavarezët kaluan të parët në avantazh falë Upamekanos, teksa në minutën e 90’+5′ do të shikonin t’ju përmbysej gjithçka duke djegur biletën e gjysmëfinales.

Ndërkaq, Kupa e Mbretit në Spanjë dhuroi emocione me përballjen baske Atletik Bilbao – Osasuna ku bileta e finales u vendos nga goli i Pablo Ibanez për elipin nga Pamlona. Nesër klasikja Barcelona – Real Madrid për finalisten e radhës.

Rezultatet:

Premier League:
Burnemuth – Brajton 0-2
Lids – Notinghem Forest 2-1
Leiçester – Aston Vila 1-2
Çelsi – Liverpul 0-0

Kupa e Mbretit:
Atletik Bilbao – Osasuna 1-1 në shtesë (Rezultati i përgj; 1-2 )

Kupa e Italisë:
Juventus – Inter 1-1

Kupa e Gjermanisë:
Eintraht Frankfurt – Union Berlin 2-0
Bajern Mynih – Frajburg 1-2/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!