Liverpul dramë në Londër, Milan e Real ngjitën në krye

Totenhem – Liverpul mbylli serinë e ndeshjeve angleze për këtë të shtunë. Spektakël, 2 kartona të kuq për miqtë dhe një autogol që vendosi fitoren e Spurs vetëm në limite.

Ndalet kështu hovi i djemve të Klop, por vijon marshimi i Totenhem. Paçka se arbitri Huper anuloi një gol të rregullt të Diaz (Liverpul).

Tjetër gol i Muriqit në La Liga në një tjetër barazim 2-2 për Majorkën. Fotokopje e sfidës ndaj Barcelonës ishte dhe ajo e sotmja ndaj Rajo Vajekanos. Rikthehet sakaq në krye të klasifikimit Real Madrid pas fitores 0-3 përballë Xhironës.

Sfida interesante edhe në Serie A ku Milan me Pulisiç dhe Okafur kaloi Lacion me këtë të fundit që nuk tregoi shumë as në këtë takim. Fitore në shifra të thella edhe për Napolin që mposhti 0-4 Leçen, ndërsa Salernitana – Inter u vendos nga katër gola të Lautrao Martinez shënuar në të dytën.

Bajern ngec sërish teksa ndaj Lajpcig e mbylli në barazim 2-2, ashtu si dhe PSG në Francë që nuk kapërceu dot Klermontin e fundit të tabelës. Monako – Marsejë vijon 2-2.

Premier League:
Totenhem – Liverpul 2-1

La Liga:
Getafe – Vijareal 0-0
Rajo Vajekano – Majorka 2-2
Xhirona – Real Madrid 0-3
Real Sociedad – Atletik Bilbao 3-0

Serie A:
Leçe – Napoli 0-4
Milan – Lacio 2-0
Salernitana – Inter 0-4

Bundesliga:
Lajpcig – Bajern Mynih 2-2

Ligue 1:
Klermont – PSG 0-0
Monako – Marsejë 3-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!