Goce Sedloski merr timonin e Vllaznisë

Vetëm një ndeshje (Vllaznia- Bylis 0-0) si trajner i parë për Auron Milotin te Vllaznia.
Këtë mbrëmje në mënyrë surprizë maqedonasi verior Goce Sedloski, do të jetë në krye të shkodranëve deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024.

Njoftimi i Klubit:

Klubi Futbollit Vllaznia njofton se sapo ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024. Seldoski ka një karrierë të pasur si lojtar duke luajtur për klube me emër në Europe si Hajduk Split, Dinamo Zagreb si dhe në Premier Ligen angleze. Si trajner ka fituar trofe si dhe duke patur suksese edhe aventuren evropiane me Shkupin duke luajtur në playoff të kompeticioneve evropiane. Në ditët në vazhdim do ju informojmë detaje të mëtejshme në lidhje me organizimin e klubit në funksion të arritjes se objektivave sezonalë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!